if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Tatimore 1024x768

Aksioni kombëtar për formalizimin e sektorit bujqësor dhe përmirësimin e sigurisë ushqimore ka hyrë në një fazë intensive, duke u shtrirë aktualisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë dhe Korçë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të martë, më 22 korrik, se deri në ditën e nëntë të këtij aksioni janë realizuar 151 kontrolle, si rezultat i të cilave janë bllokuar 63 ton produkte bujqësore dhe blegtorale pa faturë, që qarkullonin jashtë sistemit formal tatimor.

“Ky proces është një përpjekje e koordinuar midis Ministrisë së Financës dhe Ministrisë së Bujqësisë me strukturat përkatëse për të fomalizuar sektorin bujqësor, forcuar kontrollin mbi sigurinë ushqimore dhe për të garantuar përfshirjen e fermerëve në tregun formal përmes gjurmueshmërisë së produkteve, faturimit tatimor dhe identifikimit me NIPT.”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila më tej u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve dhe operatorëve të sektorit bujqësor që të respektojnë ligjin tatimor, duke lëshuar faturë në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor, nga ferma deri te pika e shitjes, për të siguruar gjurmueshmëri dhe përgjegjësi ndaj konsumatorit.

Autoritetet paralajmërojnë se kontrollet do të vijojnë me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim dhe do të shtrihen në qarqe të tjera të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights