Qatar france politics diplomacyQatar's Foreign Minister Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani speaks during a joint press conference with his French counterpart in Doha on March 28, 2022. (Photo by Mustafa ABUMUNES / AFP) (Photo by MUSTAFA ABUMUNES/AFP via Getty Images)

Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, iu kundërpërgjigj kritikave mbi ofertën e vendit të tij për t’i dhuruar një avion Boeing 747-8 me vlerë 400 milionë Dollarë Presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News ai u shpreh se marrëveshja ishte mes dy qeverive, jo një dhuratë personale.

Para së gjithash, ne e blemë këtë aeroplan nga një kompani amerikane. Në thelb është pjesë e një bashkëpunimi që kemi bërë shumë së bashku midis Katarit dhe Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësisht, shoh që kjo histori po merr një drejtim tjetër dhe po politizohet më shumë, ndërkohë që është një marrëveshje normale qeveri me qeveri”, u shpreh Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Kryeministri i Katarit.

Dorëzimi i avionit, për të cilin Trump ka thënë se mund të përdoret si Air Force One, ka tërhequr kritika të ashpra nga demokratët dhe ka ngritur alarmin midis disa republikanëve të Kongresit. Kritikët e kanë quajtur atë një donacion të paligjshëm të huaj dhe një rrezik për sigurinë kombëtare. Trump, nga ana e tij, e hodhi poshtë reagimin e ashpër, duke e quajtur “budallallëk” refuzimin e avionit.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë të paligjshme. Nëse ka diçka të paligjshme këtu, do të kishte shumë mënyra për të fshehur këto lloj transaksionesh që nuk do të jenë të dukshme për publikun. Ky është një shkëmbim shumë i qartë që po ndodh midis dy qeverive. Nuk shoh ndonjë polemikë këtu”, u shpreh Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Kryeministri i Katarit.

Ekspertët thonë se konvertimi i avionit në Air Force One do të kushtojë potencialisht qindra miliona Dollarë, duke përfshirë punën për siguri të nivelit të lartë, komunikime dhe aftësi mbrojtëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights