Edhe në seancën e sotme nuk pati konsensus për formimin e Komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.

Sikurse në seancat e kaluara partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA e Lista Serbe nuk propozuan emra për anëtarë të këtij komisioni.

102 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërkaq për formimin e këtij komisioni votuan pro vetëm 53, kundër dhe asbtenim nuk pati.

Kryesuesi Avni Dehari ndërpiti seancën për të vazhduar me 11 qershor në orën 11:00.