📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 

69-vjeçarja
shqiptare, Nadire Kurti është dënuar sot me 14 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e
bashkëshortit të saj 72-vjeçar Shefki Kurti, nga drejtësia italiane.


Sipas
mediave italiane, trupi i burrit ishte copëtuar dhe më pas ishte vendosur në
disa thasë plehrash të hedhura në kanalin Adigetto.

69-vjeçarja
a rrëfyer se kishte përdorur thika për të vrarë dhe copëtuar burrin e saj, që
të mund ta transportonte më lehtë drejt qytetit, Adigetto-s. Zbulimi i pjesëve
të trupit u bë më 31 gusht, kur këmba e tij e djathtë doli në sipërfaqe, e më
pas hetuesit gjetën edhe pjesët e tjera të trupit të copëtuar të shqiptarit.

 Prokurori
shpjegoi se brutaliteti i këtij krimi i kishte bërë hetuesit që të mendonin
pista të tjera fillimisht. Në fakt së pari u fol për një lidhje me krimin e
organizuar, më pas u mendua se kishte probleme familjare. Por më vonë u zbulua
se Nadirja kishte probleme psikologjike. Prej vitesh ajo ndiqej nga një
psikiatër. 

Po ashtu, ajo ishte e shtruar në psikiatri në Gusht të vitit të
kaluar për simptoma të çrregullimit të personalitetit. Nadire Kurti ishte e
bindur se bashkëshorti i saj e tradhëtonte me një grua shqiptare ,e cila i
kishte kërkuar 90 mijë euro.

 

“Më
keqtrajtonte, më rrihte, më kërkonte që të ikja se do të shiste shtëpinë. Më
kishte kërcënuar disa herë se do më vriste e do më bënte copë copë, dhe atë
ditë më kërcënoi o do vdisja unë o do vdiste ai”, ka rrëfyer Kurti.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights