Fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri në kuadër të programit IPARD II janë pezulluar përkohësisht! Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.
pas një hetimi nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF] Komisioni Evropian ka nderprere perkohesisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare per shpenzimet e kryera ne kuader te programit IPARD II
“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.’-njofton delegacioni i BE-së.
Në deklaratë, theksohet se hetimi i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, OLAF, është në vazhdim. Zyra e BE në Tiranë, thekson se pasi të dorëzohet raporti përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e hetimit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.
‘Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.’- njofton delegacioni i BE-së.
Programi IPARD, synon të rrisë sektorin e bujqësisë, agropërpunimin dhe turizmin rural, i cili fillon nga përmirësimi i produkteve në tregun bujqësor, nxitja përmes krijimit, zhvillimit, përmirësimit, dhe sigurisë ushqimore.