Agim troci 1024x581

Ditën e sotme u zhvillua një ceremoni mirënjohjeje kombëtare për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, dekoroi me Medaljen e Mirënjohjes Publike dhe Vlerësimit Profesional disa prej heronjve në betejën ndaj zjarreve.

Ai u shpreh se dekorimi është një “Shenjë simbolike mirënjohjeje dhe mesazh për të gjithë këtë trupë që meriton nderimin më të posaçëm”.

“Beteja e zjarreve që përfshiu territore të konsiderueshme të territorit tonë ishte një kronikë e gjatë ethesh, plagësh, dhimbjesh, një kronikë dramatike, por me nota stërmundimi përkushtimi dhe momente kulmore edhe heroizmi njerëzor, që i bëjnë nder uniformave tuaja dhe falë jush nderojnë shtetin shqiptar, lartësojnë republikën tonë”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Mes të dekoruarve me Yllin e Mirënjohjes Publike ishte edhe Komisar Agim Troci, i cili u plagos vetë pasi shpëtoi disa banorë të bllokuar nga zjarret.

Yllin e Mirënjohjes publike e morën edhe koloneli Gëzim Marku dhe nënkoloneli Ervin Buzi.

Mirënjohje Publike, Vlerësim Profesional dhe Medalje Ari, morën:

Inspektor Klajdi Mustaj,

Nënkolonel Euklid Jemini,

Nënkolonel Vladimir Nasufi,

Ilirjan Hasanaj,

Zjarrfikës Klodian Fishta,

Zjarrfikës Ahmet Beqo,

Zjarrfikës Besnik Hasani,

Kryeinspektor Ilir Llapushi,

Zjarrfikës Ilir Sinani,

Medalje Argjendi morën:

Nënkomisar Eridion Lame

Inspektore Laura Leka,

Nënkolonel Aleksander Sine,

Major Ermal Radomi,

TogerSaimir Shemi,

Rreshter Indrit Shehi,

Tetar Vasil Leno

Medalje Bronzi:

Oficer Andi Gjura,

Nëntoger Denis Gaba,

Rreshter Granita Hasanaj,

Ushtar Brisild Xhaçka

Rama: Zjarrvënësit gjejnë aleatë gjykatës që shkelin interesat e vendit

Rama theksoi se zjarrvënësit kanë shpesh aleatë radhët e gjykatësve.

“Kronika e zjarreve kësaj vere mund të vazhdojë të rrëfehet gjatë, dhe rreth 10 mijë forca mbeten të gatshme kundër përbindëshit të flakëve që rriten çdo vit, duke u ushqyer rreth Mesdheut me temperaturat në kapërcime të vazhdueshme historike, por që mbijnë nga duart e mendjeve kriminale të cilat fatkeqësisht gjejnë jo rrallë aleatë në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë në këtë vend derdhin energjitë e tyre me një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilitëse me zjarret dhe megjithatë mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga goja e përbindshme e flakëve, disa persona që nuk u dihen emrat, nuk u dihen fytyrat, me ndjeshmëri njerëzore zero, me një integritet moral dhe profesional zero me xhufkë, me ajër të kondicionuar mbuluar me tyrben e zezë të gjykatësit, i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me katër këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe publikut duke dhënë vendimet të ububushme jo në mbrojtje të republikës, por në favor të zjarrvënësve”, tha Rama.

Ai nënvizoi se i ka kërkuar Ministrit të Drejtësisë që t’i përcjellë KLGJ-së raste e mësipërme. Theksoi ndër të tjera se qeveria do të çojë para përgjegjësisë çdo prokuror dhe gjykatës që sulmon haptaz shtetin dhe interesin publik.

“I kam kërkuar Ministrit të Drejtësisë që t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë, por janë mjaft për të vënë duart në kokë. Nuk do të heshtim dhe nuk do të lëmë gurë të shtratit ligjor për të vendosur para përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe interesin publik, në proceset gjyqësore me zjarrvënës dhe zaptues të të mira dhe pasurive publike të këtij vendi. Ashtu sikundër nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokuroret dhe gjykatësit që i shërbejnë misionit historik kombëtar të Shqipërisë 2030 në BE duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar drejt në mbrojtje të interesit publik dhe të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi”, tha Rama.

Rama: Së shpejti do kemi flotën tonë të avionëve zjarrfikës

Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj kritikëve lidhur me menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, mbi të gjitha për mungesën e avionëve.

Rama tha se avionët nuk janë “magjistarë” përballë përbindëshit të flakëve, por theksoi se gjithsesi nuk kanë munguar falë Mekanizmit Evropian të Emergjencave. Ai shtoi se së shpejti edhe Shqipëria do të ketë flotën e vet të avionëve zjarrfikës.

“BE-ja del nga kjo verë me mbi 1 milionë hektarë tokë të bërë shkrumb dhe hi dhe kur dëgjojmë zëra që shajnë Shqipërinë që nuk ka avionë zjarrfikës në pronësi, dua t’ju them se avionët nuk janë magjistarë, janë mjet ndihmues të cilët nuk na kanë munguar falë mekanizmit evropian të emergjencës, por nuk janë magjistarë.

22 avionë të gjeneratës së fundit nuk e penguan dot përbindëshin e flakëve ta digjte Izmirin duke hapur plagë të vjetër të Turqisë. Forca më e madhe ajrore e planetit nuk mundi ta shmangte dot dëmet në Los Angeles.

Avionët janë një krah i fuqishëm në betejë padyshim, edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve taqnë që do të nisë me dy të tillë fillimisht. Por magjia është sakrifica në tokë. Sot ne jemi për sakrificën në tokë”, tha Rama.

Ai shtoi se përpos flotës së avionëve, do të ketë investime të tjera si përshembull: Futje në përdorim të më shumë dronëve për monitorim me kamera termike; teknologji dhe Inteligjencë me sistem alarmi të herdhëm.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights