Saturday, 28 November 2026
LIVE STREAM
FXMEDIAInformacion dhe aktualitet
SHQIPERIA

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

02.05.2026 · FX Team

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17 prill, ka vendosur që të shpallë “pasuri kulturore të paluajtshme”:

–Parkun Arkeologjik Bylis dhe Klos,

–Parkun Arkeologjik të Orikumit,

–Ansamblin Arkitektonik Urban të një zone në Delvinë,

–Zona Arkeologjie “A” të Bushatit, Bashkia Vau i Dejës.

Janë përcaktuar kufijtë përkatës sipas hartave zyrtare, si dhe masat konkrete për menaxhimin afatgjatë, me synim ruajtjen e vlerave historike, arkeologjike dhe arkitekturore.

Sakaq, institucionet përgjegjëse do të kryejnë regjistrimin në kadastër dhe publikimin e hartave në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa bashkitë dhe strukturat përkatëse do të angazhohen për zbatimin praktik të planeve të ndërmarra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights