Edi rama1 1024x568

Kryeministri Edi Rama ishte në Librazhd mëngjesin e kësaj të marte ku prezantoi arritjet e qeverisjes së tij.

Mirëpo në nisje të mitingut elektoral, kreu i qeverisë ironizoi drejtuesin politik të PD-së në Elbasan, Tomor Alizoti.

“Juve do ju hamë të gjallë”, u shpreh Alizoti disa ditë më parë. E duket se kjo fjali e ka “frikësuar” Ramën.

Përpara qytetarëve të Librazhdit, Rama kërkoi falje për vonesën madje ironizoi se ishte gati duke u kthyer mbrapsht prej njërit që “do i hante të gjallë”.

Por shumica e njerëzve në shesh, ia nxorri frikën kreut të ekzekutivit, i cili tha për Alizotin se kur ai “thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Ju kërkoj ndjesë për këto minuta vonesë, por kam ardhur me shumë frikë sot. Kam ardhur me shumë frikë dhe gati-gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njëri këtej që do na hajë të gjallë. Mirëpo nuk e shoh gjëkundi atë.

Sot kemi dhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj shumë që jeni kaq të shumë këtu se duke ju parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend”, tha Rama.

Por çfarë deklaroi pak ditë më parë Tomor Alizoti?

Alizoti pati një mesazh për kundërshtarët, sidomos atyre që rrinë cepave, se nëse prekin votat “do i hanë të gjallë”.

“Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shpia për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri!

Juve do t’ju hamë të gjallë! Nëse prekni demokratëve, nëse veni mina, nuk do t’ju ndahemi kudo që të jeni.

Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj. Do t’ju hamë të gjallë.

Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve natën në shtëpi, mos guxoni të fusni duart në ditën e zgjedhjeve, sepse liria e njerëzve është e shenjtë”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights