📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
800 0 nafta karburant

Çmimi i naftës është rritur sërish, 1 litër naftë në tregun e pakicës shqiptarët po e blejnë 219 lekë. Para kësaj të mërkure ndryshimi i fundit i tabelave të karburantit ndodhi katër ditë më parë ku çmimi i naftës shkoi 215 lekë/L, ndërsa sot e njëjta lëndë djegëse kushton 4 lekë më tepër.

Nga muaji qershor e deri më tani tabelat e çmimeve të karburanteve kanë ndryshuar disa herë, kjo si pasojë e tensioneve të vazhdueshme që ndodhin mes SHBA dhe Iranit, në Ngushticën e Hormuzit.

Në 15 gusht nafta brend kushtonte 88 dollarë për fuçi, ndërsa sot ky çmim është shtrenjtuar me 4 dollarë, duke bërë që çmimi përfundimtar të shkojë në vlerën e 92 dollarëve për fuçi. Këto shifra sollën ndikim edhe për konsumatorin shqiptar duke bërë që naftën ta marrin 1.86% më shtrenjtë se 4 ditë më parë.

Nëse i referohemi të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, një ditë më parë nafta e importuar ka kushtuar 54 dollarë/ton më tepër se ngarkesa e 15 gushtit, ku nafta e importuar në këtë datë kapte vlerën e 1376 dollarëve për ton, ndërsa para 24 orëve ky çmim shkoi në shifrat e 1421 dollarëve për ton.

Luhatjet e vazhdueshme të çmimit të karburanteve në bursën botërore mund të detyrojnë Këshillin e Ministrave të rikthejë Bordin e Transparencës, i cili nga ministria Ibrahimaj u ndërpre më 19 qershor me pretendimin që situata e tregjeve ndërkombëtare e hidrokarbureve është përmirësuar. Por që situata gjeopolitike gjatë korrikut dhe gushtit nuk ka qenë aspak e qetë, kjo shihet dhe në ndryshimin e herëpashershëm që pëson çmimi i naftës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights