Ikm 1024x540

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria vijon me vendosmëri nismat për çlirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e vendit.

“Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale teksa publikon pamje nga aksionet nëpër qytetet e vendit.

Ky reagim vjen në vazhdën e aksioneve të intensifikuara të autoriteteve vendore dhe qendrore për lirimin e trotuareve, parqeve dhe hapësirave të zëna ilegalisht në disa qytete të mëdha, përfshirë Shkodrën, Tiranën, Durrësin dhe së fundmi edhe Vlorën.

Prej javësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me bashkitë respektive, ka nisur një fushatë kombëtare për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese, kioska dhe struktura informale.

Kryeministri Rama, ka mbështetur vazhdimisht operacionet, duke theksuar se “hapësirat publike janë të qytetarëve dhe jo të uzurpatorëve”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights