📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Clark1

Ish-komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës se UÇK-ja nuk funksiononte me një strukturë të mirëfilltë komanduese apo kontrolluese.

Ai dha dëshminë e tij të mërkurën në Hagë dhe pritet ta vazhdojë sot më 18 nëntor 2025, nga ora 9:00, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë fjalës së tij, Clark shpjegoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbëhej nga persona të vetorganizuar, të shtyrë nga motivimi për të luftuar.

Ai theksoi se në atë kohë UÇK-në e shihte si një grup të formuar spontanisht, jo si një ushtri të strukturuar në mënyrë klasike.

Ndër të tjera, gjenerali amerikan nënvizoi se forcat serbe ndjenin frikë nga UÇK-ja, gjë që sipas tij reflektonte ndikimin që ajo kishte në terren.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights