Image 682 1024x575

Ndeshja mes Manchester City-t dhe Napolit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës angleze. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u gjend në epërsi numerike që në minutën e 21-të, pasi kapiteni i napolitanëve, Di Lorenzo, u ndëshkua me karton të kuq.

Ndëshkimi detyroi trajnerin Antonio Conte të nxirrte nga loja Kevin de Bruyne, i cili u dallua me lojën e tij në “Etihad”. Napoli rezistoi për gati një orë, por më pas u thye nga Erling Haaland. Në minutën e 65-të, Jérémy Doku realizoi golin e dytë për “Citizens”.

Trajneri Pep Guardiola vlerësoi ekipin pas suksesit të arritur.

“Ekipet italiane me 10 lojtarë mund të mbrojnë çdo bllok! Ata janë shumë agresivë, e kam hasur këtë shumë herë në karrierën time. Jemi vërtet të kënaqur. Mund të ishim më të shqetësuar, por ndodhi e kundërta dhe kur zhbllokuam derën, u bë më e lehtë. Jam vërtet i kënaqur sepse e di sa e mirë është Napoli dhe sa e vështirë është të mposhtësh ekipet e Contes. E di nga e kaluara ime”, tha Pep Guardiola.

Ndërsa tekniku i Napolit, Antonio Conte, tha se ndeshja mori tjetër rrjedhë pasi ata mbetën me 10 lojtarë.

“Sinqerisht, nuk e pashë atë moment sërish, por ndeshja u shkatërrua në vazhdim për ne. Nuk e di nëse ishte e drejtë, por arbitri mori vendimin e tij dhe ne duhet ta pranojmë. Zëvendësova de Bruyne pasi ishte i vetmi vendim që mund të bëja. Kisha vetëm këtë opsion. Nuk kam çfarë t’u them lojtarëve, luajtën mirë, në mbrojtje u treguam të zotë. Mendoj se në Ligën e Kampionëve mund të bëjmë më mirë”, Antonio Conte.

Në këtë ndeshje u vendos edhe një rekord i ri. Goli i Haaland ishte i 50-ti i tij në Ligën e Kampionëve, i shënuar në ndeshjen e tij të 49-të. Ai theu rekordin e Ruud van Nistelrooy si lojtari më i shpejtë që arriti këtë shifër. Holandezit iu deshën 62 ndeshje, ndërsa Lionel Messit 66.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights