Dumani 1.mpg snapshot 19.23.089 1024x576

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Posaçme, si dhe Policia e Shtetit, u gjendën sot në një tryezë të organizatave të shoqërisë civile, lidhur me zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij, u shpreh se Shqipëria ende nuk ka arritur të përmbyllë procesin zgjedhor, pra ta certifikojë atë, për shkak se po shqyrtohen ankimet e ndryshme të paraqitura nga subjektet politike. Për këtë arsye, nuk ka ende konkluzione përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“Kolegji zhjedhor vazhdon shqyrtimin gjyqësor e disa prej ankimeve zgjedhore të paraqitura nga subjektet zgjedhore. Akoma nuk e kemi verdiktin e institucioneve përgjegjëse shqiptare mbi këtë proces zgjehdor. Por ky proces zgjedhor, nuk mund të konsiderohet i mbyllur nga pikëpamja formale.

Duke qenë kështu, besoj se është e veshtirë për të gjithë ne të nxjerrim konkluzione të plota e të qarta, mbi atë se cfarë ka shkuar mirë dhe jo mirë me zgjedhjet e 11 majit, e cfarë duhet të përmirësoohet në të ardhmen”, tha ai.

Duke u ndalur tek gjetjet dhe vlerësimet e grupit të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Celibashi theksoi ato janë pranuar nga të gjitha subjektet politike pa kundërshtime. Një gjë e tillë është pozitive, pasi sipas kreut të KQZ-së, e bën më të thjeshtë dhënien e gjykimeve dhe vlerësime të drejta mbi procesin zgjedhor.

“Këtu në Shqipëri, misioni ndërkombëtar i zgjedhjeve, i udhëhequr nga ODIHR, është i pranuar dhe i mirëpritur nga të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë. Askush këtu nuk ka konstestuar, e nuk konsteston gjetjet e rekomandimet e këtij misioni. Kjo është një gjë pozitive, pasi e bën më të lehtë, për të gjithë ne aktorët shqiptarë, institucional dhe politikë për të dhënë gjykime dhe vlerësime të drejta dhe realiste mbi procesin zgjedhor. Edhe pse, duhet ta themi, jo në pak raste, partitë politike të spektrit të kundërt, kanë lexime të ndryshme të së njëjtës gjetje, apo e të njëjtit rekomandim. Është e rëndësishme që gjetjet e OSBE-ODIHR nuk janë vënë në diskutim.”, tha ai.

Por pavarësisht progresit që zgjedhjet e 11 majit kishin, nga ana tjetër ekzistojnë ende shumë problem që duhen zgjidhur.

“Nisur nga gjetjet dhe vlerësimet paraprake, duhet të pranoj se krahas progresit që ato patën, kemi akoma shumë probleme”, tha ai.

Kështu, Celibashi listoi disa prej problemeve me të cilat u hasën zgjedhjet e 11 majit, të nxjerra nga grupi i misionit i OSBE-ODIHR.

“Sipas këtyre vlerësimeve, fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale, veçanërisht nga dy liderët e dy partive kryesore politike në vend. Kjo thelloi mosbesimin e publikut në politikë.

Fushata u karakterizua nga një ton konfrontues dhe polarizues, në kushtet e përdorimit të një gjuhe përçarëse nga të dy partitë kryesore politike dhe përpjekjeve për të ndikuar padrejtësisht tek votuesit.

Vëzhguesit evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore, ku përfaqësues të lartë të qeverisë u angazhuan në aktivitete të shumta zyrtare, që shpesh përkonin me mesazhe të fushatës dhe që përfshinin prezantimin e programeve dhe përfitimeve sociale, duke i dhënë partisë në pushtet një avantazh të padrejtë, thuhet në vlerësimet paraprake të këtij misioni.

Megjithëse kërkohet me ligj, asnjë prej kandidatëve nuk bëri publike të dhënat lidhur me donacionet, apo huat dhe KQZ-ja nuk mund të merrte ndonjë veprim, për shkak se nuk ka një instrument ligjor për të siguruar dispozitën ligjore përkatëse”, u shpreh Celibashi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights