Ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha.
“Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, po damkos në mënyrë vendimtare veten tënde. Tregon se nuk je gjë tjetër veçse një sekretar mjeran i Edi Ramës”, iu drejtua ai kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Tha se rendit kushtetues të vendit, qytetarëve dhe opozitës po i bëhet një provokacion i ulët.
“Ç’a e keni ju Kushtetutën që silleni në këtë mënyrë?!”, i tha me tone të ashpra mazhorancës.
Edhe deputetja Jorida Tabaku e kundërshtoi tentativën e PS-së për të ndryshuar Rregulloren me procedurë të përshpejtuar.
”Ç’a vlere ka sa kapituj hapen kur shkelni Kushtetutën sa nis parlamenti?!”, tha ajo në Kuvend.