📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec këtë të hënë, 22 qershor. Bashkëshorti plagos gruan me thikë. Ngjarja ndodhi brenda banesës së tyre në lagjen nr. 4 të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, çifti ka pasur një konflikt të çastit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë. Burri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur bashkëshorten, duke i shkaktuar plagë.

E lënduara është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se ajo pritet të dërgohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. E plagosura është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Pogradecit në ambientet e komisariatit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të  ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights