Sistemi diellor 1024x576

Janë zyrtarisht 6 mijë planetë të zbuluar nga njerëzimi jashtë sistemit tonë diellor. Ndërkohë që janë 8 mijë trupa të tjerë qiellore, për të cilët kanë nisur studimet e thelluara, në pritje për konfirmim të statusit përkatës.

Bilanci historik është bërë i ditur nga NASA, pas 30 vitesh nga zbulimi i planetit të parë, 51 Pegasi b, një gjigand i gaztë, zbulim i realizuar në tetor të vitit 1995.

Në të gjithë këtë koleksion planetësh të konfirmuar shkencërisht nga vrojtime dhe analiza të hollësishme, ka larmi përbërjesh, nga të nxehtë, te gaztë, me temperatura ekstremisht të larta, madje edhe prej diamanti, apo shkëmborë e potencialisht me praninë e ujit në bazë të afërsisë me yllin mëmë.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane, që ka celebruar me këtë video arritjet astronomike të shkencës, lista e planetëve pritet të zgjerohet ndjeshëm në të ardhmen, madje përtej imagjinatës, sikurse është edhe vetë Gjithësia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights