Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin që sipas tij i la kreut të SPAK, Altin Dumani.
“Po lexoj deklaratën që unë lashë për kreun e skapit, Altin Troplini. Pasi mbajti në xhep për javë të tëra mandatin e arrestit të kreut të kartelit Troplini, duke u bërë kështu anëtar i organizatës, Altin Troplini, hapi dosje për Irenën me 5 mbiemra, pa emër”, tha Berisha.
Vijoi me akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
“Bashkë me Altinin, u bënë fytyra e vërtetë e reformës dhe sistemit. Është një mashtruese ordinere! T’ja shtojmë dhe një mbiemër, ta quajmë Irena Dumani, fytyra e vërtetë e sistemit të drejtësisë!”, shtoi ai.
U pyetu se çfarë do të ndodhë me gjyqin në themel për dosjen “Partizani”.
“Jo, paraqitja ose mosparaqitja ime përcaktohet nga avoketërit dhe natyrisht sipas zhvillimeve. Në këtë seancë do paraqiten pretendimet nga avoketërit. Kemi të bëjmë me gjykatës që në mënyrë antikushtetuese, janë në kontrollin total të një delinkuenti që quhet Altin Troplini”, u përgjigj Berisha.
“Nuk kam asnjë pretendim për tre anëtarët e trupës gjykuese“, shtoi ish-kryeministri.
Më tej, foli për një episod që sipas tij ka ndodhur së fundmi në SPAK.
“Këto ditë vetëm sa nuk është përleshur fizikisht (Altin Dumani) me një gjyqtare që nuk ia ka zbatuar urdhrat, ka shkuar ia ka rrëmbyer kompjuterin. Këtu ka skena!”, deklaroi Berisha.