Sali berisha 13 1024x551

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se çështjen “Beleri”, kryeministri Edi Rama shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë për interesa të tij personale.

Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës”, tha Berisha.

Në një intervistë për portalin grek “Liberal”, Berisha thotë se Rama u tregua joserioz në trajtimin e çështjes së kufirit detar.

Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze”, tha Berisha.

Për Berishën vendi ynë është larg standardeve që kërkon Bashkimi Europian.

“Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm, me afera korruptive të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licenca për kazino dhe resorte me 5 yje. Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE”, tha Berisha.

Berisha akuzon Ramën për shkatërrim të sistemit të drejtësisë gjë sipas tij ka ndikuar edhe në largimin e investitorëve të huaj.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights