if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Sali berisha 24 korrik 2025 1024x640

Në ditën e sotme, 24 korrik, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë përpara gazetarëve, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e lejeve të ndërtimit si mjet për blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Degradimi i zgjedhjeve në farsë elektorale më 11 maj 2025 ishte një nga aktet më të shëmtuara, më kriminale, më antikushtetuese. Edi Rama përdori të gjithë fuqinë ekzekutive për të ndikuar në të gjitha mënyrat në denatyrimin, shkatërrimin, shndërrimin në farsë të procesit zgjedhor”, u shpreh Berisha

Gjithashtu, Berisha shtoi se gjatë periudhës zgjedhore janë dhënë 450 leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

“Edi Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut, në një periudhë të ndaluar me ligj për dhënien e tyre. Nga prilli 2024 deri në maj 2025 janë dhënë mbi 1 mijë leje ndërtimi. 450 prej tyre gjatë periudhës zgjedhore. Këtu nuk përfshihen mijëra e mijëra leje të dhëna për shtesa, rikonstruksione, etj., në mbarë Shqipërinë, nga bashkitë e vendit”, theksoi Berisha.

Kujtojmë se zgjedhjet e 11 majit u fituan nga Partia Socialiste, duke lënë shumë pas partitë e tjera. Ndërkohë, kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk e ka pranuar këtë rezultat, duke ngritur akuza se Partia Socialiste ka vjedhur dhe manipuluar votat.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights