Sali berisha 3 1

Pak pas prezantimit të qeverisë së re nga kryeministri Edi Rama, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë, duke kritikuar ashpër qëndrimin e Ramës dhe duke e cilësuar atë si mbështetës të “teorisë së pushtetit të vazhdueshëm”.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Rama po përdor opozitën si një “stoli”, duke shfrytëzuar praninë e saj në Kuvend për të justifikuar vazhdimësinë në pushtet deri në vitin 2050, siç vetë kryeministri e deklaroi më parë.

“Edi Rama nxori sot teorinë e pushtetit të vazhdueshëm, e pushtetit permanent, praninë tonë e shfrytëzon si stoli,” tha Berisha, duke iu drejtuar deputetëve dhe demokratëve.

Berisha e quajti vendimin e kryesisë së PD-së për të hyrë në parlament si një “vendim jo i lavdishëm”, dhe shtoi se shumë demokratë kanë shprehur pakënaqësi ndaj tij. Ai theksoi nevojën për hapje të plotë ndaj anëtarëve të partisë dhe demokratëve.

Gjithashtu, Berisha kritikoi rëndë përbërjen e parlamentit, të cilin e cilësoi si “narko-parlament”, duke akuzuar se në të janë përfaqësuar grupe kriminale dhe njerëz të përfshirë në skandale korruptive dhe kriminale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights