📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2023 09 04 at 10.40.44 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në Kuvend se Parlamenti nuk duhet të trajtojë asnjë çështje tjetër, përveç kërkesave të qytetarëve të shprehura në protestën e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, Berisha akuzoi drejtuesit e Kuvendit për censurim të pjesëve të fjalimeve të tij në procesverbal.

“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Por ato i kanë dëgjuar qytetarët”, u shpreh ai.

Berisha e cilësoi protestën e zhvilluar nga opozita si “më madhështoren në historinë e vendit” dhe tha se kërkesat e qytetarëve përbëjnë një axhendë që, sipas tij, ka marrë mbështetje edhe nga Parlamenti Evropian.

Sipas kreut të PD-së, Kuvendi duhet të tërheqë rendin e ditës dhe t’i rikthehet diskutimit të çështjeve që lidhen me kërkesat e protestuesve.

Ai shtoi se ky është detyrimi i Parlamentit për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe situatës politike në vend.

“Gjithçka lexuat ju aty, nga e para tek e fundit, është një sfidë, është një karshillëk, është përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve të cilët kanë një axhendë ndër më të drejtën që ka pasur ndonjëherë, axhendë që u mbështet fuqimisht nga Parlamenti Evropian dje. Ky Parlament nuk mund të trajtojë çështje tjetër përveç agjendës së qytetarëve. Ndaj dhe tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës”, deklaroi Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights