Berisha dhe lacivita 1

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me kryestrategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, organizuan një takim me të rinjtë e FRPD-së.

Berisha gjatë fjalës së tij para të rinjve u shpreh se Edi Rama është një lloj narkoditatori që nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese dhe as votën e lirë të shqiptarëve.

Ndër të tjera Berisha u shpreh se fasada e Ramës sipas tij ka marrë fund në dy institucionet Europiane

Pas anulimit të darkës, duket se ky kishte mbledhur grupet kriminale shqiptare nëpër Europë, dhe pas anulimit të darkës me qindra mesazhe kërcënimi shkuan drejt drejtuesve të KE-së.Kjo është Europa që u censurua, por jo vetëm kaq. Në qoftë se, kjo ndodhi ditën e hënë. Ditën e martë ndodhi një ngjarje tjetër madhore për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të Parlamentit Europian. Seanca në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë, që është komisioni qendror i PE-së, ishte një seancë ku merrnin pjesë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. Dhe në këtë seancë kushtuar, të jemi realistë, në tërësi zgjedhjeve në Shqipëri, ç’ka edhe kjo tepër-tepër e pazakontë. Sepse, normalisht, në këtë fushatë nuk ndërmerren aktivitete të tilla. Në këtë seancë, që përsëri ëstë Europa e censuruar, por ju siguroj se, ai komision, është komisioni vendimarrës më i rëndësishëm parlamentar i BE-së.

U paraqitën qoftë nga ekspertë, qoftë nga anëtarë të komisionit situata dramatike e Shqipërisë. u paraqit me vërtetësi, Edi Rama një lloj narkoditatori që respekton parlamentin, nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese, nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve. U paraqitën me vërtetësi të madhe, qendrimi i tij ndaj pluralizmit dhe kundërshtarëve politikë. Pra, i dashur, vërtetë ka patur ndonjë deklaratë tek tuk, të cilat edhe ato i ka manipuluar Edi Rama. Sepse, në qoftë se marim deklaratën e fundit të të dy komisionereve, që të dy e bënë të qartë se nuk mund të ketë integrim pa reforma të thella, të cilat Edi Rama kurrë nuk i bën. Edi Rama bën fasadë. Mirëpo, fasada e Edi Ramës mori fund ditën e hënë dhe ditën e mërkurë në dy institucionet themelore të demokracisë europiane dhe të BE-së, dhe të politikës europiane. Duhet të përpiqemi që ta kalojmë censurën. Edhe kjo. Unë e thashë në KE. Akti i mbylljes së Tik Tok, është akti i Habitullahut të Kabulit. Sqarova dhe një gjë”, shprehet Sali Berisha.

Ndërkohë kryestratëgu Chris LaCivita u shpreh se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA .

“Nga pikëpamja strategjike, nuk do të zbulojmë shumë sekrete, por mendoj se, nga ana e fushatës, duhet të jemi shumë më aktivë në rrjetet sociale, dhe shumë më të pranishëm në mënyra jo tradicionale të komunikimit me votuesit. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të flasësh me grupin e duhur të votuesve, sidomos kur bëhet fjalë për mesazhin. Sigurisht, mesazhi për të cilin flet Dr. Berisha, për mundësinë që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, të ndërtojnë një të ardhme këtu, pa pasur nevojë të largohen në Europë apo në Shtetet e Bashkuara, është thelbësor. Por, kur flasim për partitë e majta, socialistët gjithmonë qëndrojnë bashkë, sepse ata kanë një vizion të njëjtë për botën dhe për qeverisjen, një vizion që nuk e vendos individin në qendër. Dhe, e dini, këto janë pikërisht ato gjëra ndaj të cilave individët duhet të kenë kurajon të ngrihen dhe të luftojnë.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi. Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër”, theksoi LaCivita.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights