Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Kryetari i Partisë i Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për plehrat e depozituara në fushën e Sharrës ku thekson se në 6 vite nuk është djegur asnjë kg pleh.

Në një dalje për mediet, Berisha tha se, “Sharra është një minierë floriri e Ramës dhe e Veliajt dhe bashkë kanë vjedhur 54 mln euro”.

“Kompania e Ramës dhe Veliajt ka një kontratë për fushën e Sharrës. Aty thuhet se për çdo ton plehrash të depozituar në fushën e Sharrës, bashkitë do paguajnë 11 euro nëse ato nuk digjen dhe do paguajnë 29 euro në rast se ato digjen”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, “SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë”.

“E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre”, u shpreh ai.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihemi kundër qeverisës që sipas tij “nuk ndalet para asgjëje, që mbulohet nga ajo drejtësi e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare”.

“Qytetarë dhe qytetare, shpresa e vetme jeni ju, është zëri juaj, është revolucioni juaj. Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe ka hapur dyert për vjedhjen tuaj ditën e natën. Unë kam besim të madh se ftesës së opozitës, qytetarët do i përgjigjen me vendosmërinë më të madhe”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights