Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha foli sot për ligjin e mediave.

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha se, AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha.

“Sot diskutohet këtu për AMA-n. Ai është një institucion i arkivuar. AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës. Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n. E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën.”, tha Berisha.

Berisha foli edhe për vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar

“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar  Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin”, tha Berisha.

“Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj”, theksoi Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights