SPAK ka kërkuar 2 vite burg për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin.
Beci akuzohet për favorizim të një kompanie në procedurën e një prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro, ne kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Nga dy vite burg që ka kërkuar SPAK, në aplikim të gjykimit të shkurtuar, një vit e katër muaj dhe në përfundim SPAK kërkoi pezullim dënimit me kusht.
Avokati i Becit deklaroi se nuk provohet fajësia e tij dhe se nuk ka prova që ta implikojnë në këtë çështje
