Screenshot 6 8

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u prit sot në Budapest nga presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok.

Begaj u shpreh se kjo pritje është dëshmi e miqësisë historike 103-vjeçare mes shqiptarëve dhe hungarezëve.

“Një pritje shumë e ngrohtë sot në Budapest, dëshmi e miqësisë historike 103-vjeçare mes shqiptarëve dhe hungarezëve. Faleminderit, President Tamás Sulyok!”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Begaj, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, Tamás Sulyok.

Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunimin për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunimin për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.

Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me presidentin Sulyok, me kryeministrin Viktor Orban, si dhe me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.

Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights