📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
F25a036b 5960 4733 ac46 61710e8a7e57

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë, 30 qershor, ligjin për dhënie amnistie.

Amnistia penale mori “dritën jeshile” në seancën e 18 qershorit në Kuvennd, me 83 vota pro.

Kështu, do të përfitojnë 466 persona lirim të menjëhershëm nga burgu, 1 prej të cilave janë gra dhe vetëm një i mitur. Ndërkohë, 869 persona përfitojnë ulje dënimi, mes tyre tetë gra dhe një i mitur.

Nga amnistia përfitojnë burrat me dënim deri në tre vjet ose me më pak se tre vjet dënim të mbetur për të vuajtur, gratë me dënim deri në katër vjet ose me më pak se katër vjet dënim të mbetur, burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç, si dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç në momentin e kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu ka ulje dënimi me një vit për burrat dhe me një vit e gjysmë për gratë dhe të miturit që nuk përfitojnë lirim të menjëhershëm.

Të drejtat civile të viktimave mbeten plotësisht të paprekura, pasi amnistia prek vetëm marrëdhënien penale mes shtetit dhe autorit të veprës, ndërsa e drejta për dëmshpërblim vijon të mbrohet nga ligji.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights