BE i jep goditje të fortë naftës dhe energjisë ruse, por edhe transaksioneve bankare. Pas heqjes së vetos nga Sllovakia, Unioni ka miratuar paketën e 18 të sanksioneve kundër Kremlinit.
Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, deklaroi se “po e shkurtojmë më tej buxhetin e luftës së Rusisë, duke u përpjekur të godasim 105 anije të tjera të flotës në hije, financuesit e tyre dhe kufizojmë aksesin e 22 bankave në transaksione me sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT.”
Këto sanksione përfshijnë edhe bllokimin e tubacioneve nënujore Nord Stream, të cilat aktualisht janë të mbyllura, por që Moska nuk do të lejohet t’i aktivizojë për transportin e gazit në Europë.