7dbe6b16 07b4 4695 9697 61dceb6a888f 696x464

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha zhvilloi një takim me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku u diskutua për shqetësimet e tyre dhe programin.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të sjellë rritje të konsiderueshme të pensioneve. Sipas tij, brenda katër viteve, pensioni minimal do të arrijë në 250 mijë lekë dhe pensioni mesatar në 450 mijë lekë. Për pensionistët që kanë pensione nën 300 mijë lekë, do të ofrohet një shumë fikse për të kompensuar faturat e energjisë, si dhe rimbursim të plotë të barnave.

Ai gjithashtu foli për platformën e Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë, duke nënvizuar se barnat do të rimbursohen plotësisht sipas diagnozës mjekësore, një masë që do të prekë veçanërisht të moshuarit, të cilët përballen me shpenzime të larta për ilaçe.

“Programi ynë për pensionet që është shpallur i pari, parashikon brenda katër viteve pension minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave. Sot unë e di, kam nënën e cila merr barna me një vlerë të caktuar, një vlerë për afro 100 mijë lekë në muaj, vetëm 6 mijë lekë i rimbursohen”, tha Basha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights