📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1775482090 1699822510gazmentbardhi

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardh u ndal sot gjatë seancës parlamentare në Kuvend, te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, i cili u bë publik në datë 5 maj 2026.

Bardhi tha, se “në mënyrë pothuajse unanime, ky komision ka miratuar raportin për vitin 2025 për Shqipërinë, ku sigurisht evidentohen çështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga Kuvendi”.

“Do të ishte një lajm i mirë që Kuvendi të luante gjatë vitit 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga Parlamenti Evropian. Për fat të keq, ka kontribuar që në këtë raport të ketë edhe njolla të zeza për Shqipërinë, që vështirësojnë integrimin në BE, siç është vota juaj me 83 kartonë kundër për të penguar drejtësinë për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. PE ju kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin, por për të mbrojtur institucionet”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit, lajm i mirë në atë raport është që vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE.

“Do të ishte e udhës që Kuvendi të diskutonte sot në këtë seancë plenare në lidhje me këtë raport të Komisionit të Jashtëm të PE-së dhe të kishim mundësi ta shndërronim në një plan pune të Kuvendit. Mazhoranca në këtë Kuvend, e cila është duke bërë veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, vazhdon me të njëjtën rrugë edhe gjatë këtyre ditëve, kur ky raport bën thirrje për bashkëpunim mes palëve politike”, vijoi ai.

Bardhi tha se ditën e nesërme është thirrur një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ku anëtarët e atij këshilli janë njohur me agjendën.

“Dua të informoj për bashkëpunimin e opozitës në procesin e integrimit. I vetmi këshill ku opozita ka kuorum është në Këshillin e Integrimit, por sot na vjen një agjendë që nis me Taulant Ballën dhe mbyllet me 10 Taulant Balla të grupit parlamentar të PS-së”, përfundoi Bardhi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights