Bardh

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia u paraqit sot në GJKKO.
Ai është marrë i pandehur për pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, pas kallëzimit të ish-drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla.

Në një deklaratë për mediat, Spahia u shpreh se e gjitha ka qenë një sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur gjithmonë interesin publik dhe qytetar.

“Unë mendoj se qytetarëve shqiptarë duhet t’u rikthehet e drejta e votës, e cila është eliminuar dhe asgjësuar nga një mazhorancë që prej 12 vitesh nuk lejon që qytetarët shqiptarë të shprehen përmes votës së lirë”, u shpreh ai.

“Unë kam përshtypjen se më mirë se askush tjetër, qytetarët shkodranë kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe kanë dhënë përgjigjen e tyre përmes votës.
Ka qenë një sulm politik ndaj një personi që ka mbrojtur gjithmonë interesin publik dhe qytetar. Unë falënderoj të gjithë qytetarët shkodranë për mbështetjen e tyre dhe që kanë zgjedhur të votojnë Partinë Demokratike në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe me një batërdi elektorale, e cila ka nevojë për shqyrtim dhe reflektim të thellë.
Unë mendoj se qytetarëve shqiptarë duhet t’u rikthehet e drejta e votës, e cila është eliminuar dhe asgjësuar nga një mazhorancë që prej 12 vitesh nuk lejon që qytetarët shqiptarë të shprehen përmes votës së lirë.
Vota e shqiptarëve është tjetërsuar në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ka pasur një maskaradë elektorale, për të cilën jemi të gjithë të vetëdijshëm, dhe ka nevojë për reagim dhe reflektim nga ata që kanë marrë përsipër të tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Ka qenë një luftë e jashtëzakonshme në kushte të pabarabarta, me shtetin të bërë njësh me krimin dhe përdorimin e të gjitha resurseve publike e shtetërore në funksion të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shkodranë.
Do të kishte krejt tjetër rezultat dhe Shkodra, padyshim, do të kishte një rezultat tjetër, ashtu si e gjithë Shqipëria.
Kjo është një masakër elektorale që duhet të marrë fund, dhe përgjegjës për këtë janë persona me emër dhe mbiemër: Edi Rama dhe qeveria e tij”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights