if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Balluku 1024x560

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre për Energjinë dhe Infrastrukturën, ishte sot më 18 korrik, e pranishme në takimin e mbajtur në Athinë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Pas këtij takimi, Balluku ka publikuar një videomesazh, nga ku theksoi rëndësinë e këtij traktati si një platformë kyçe për bashkëpunimin energjetik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Ajo tha se ky traktat ka shërbyer për Shqipërinë si një udhërrëfyes strategjik në reformimin e sektorit energjetik.

“Traktati i Komunitetit të Energjisë u krijua 20 vite më parë, duke u kthyer në një platformë vitale për të gjitha shtetet partnere. Në këto 20 vite, sidomos në pesë vitet e fundit, duke nisur nga 2019-ta, Traktati i Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë u kthye në një udhërrëfyes.

U kthye në një tryezë ku ne arritëm të adresonim të gjitha problematikat, sidomos ato të bashkëpunimit rajonal, aty ku ne arritëm që të vinim më afër kërkesave të Bashkimit Europian, të kishim një zë për t’i diskutuar dhe përmes Sekretariatit të Energjisë t’i çonim këto problematika pikërisht në Bruksel.

Shumë prej tyre janë zgjidhur, megjithatë të gjithë ne sëbashku, sot këtu në Athinë tek jemi ulur në një tryezë për të biseduar për të ardhmen e këtij traktati, por nga ana tjetër dhe për të ardhmen e të gjithë sektorit energjetik në Ballkanin Perëndimor, besojmë thellësisht se detyra që ka kryer deri më tani Sekretariati i energjisë do të jetë po aq e rëndësishme edhe në të ardhmen.”, tha Balluku.

Më tej ajo theksoi faktin se në dy dekadat e ekzistencës së tij, Traktati është kthyer në një tryezë ku vendet partnere adresojnë sfidat, përafrimin me legjislacionin evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

Në një kontekst ku energjia është kthyer në një çështje kyçe gjeopolitike, Balluku tha se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë, sidomos në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të reja për energjinë e rinovueshme: “Sot kur flitet për energjinë si një nga çështjet më të rëndësishme gjeopolitike, sot kur Europa është duke luftuar për të ruajtur kapacitetet e saj, sidomos për të krijuar kapacitete të tjera të energjisë së rinovueshme, padyshim Shqipëria ka shumë për të thënë, ka shumë për të bërë dhe për të ndihmuar edhe shtetet e tjera të cilat janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.”

Balluku tha se me rëndësi ishte edhe interaktiviteti energjetik mes vendeve të rajonit, një prioritet për Shqipërinë, e cila tashmë sipas saj ka realizuar lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, dhe po punon intensivisht për ndërtimin e një lidhjeje nënujore me Italinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights