if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Belinda balluku 2 1024x648

Nënshkruhet sot, 22 korrik, marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit nga BERZH të projektit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Belshit, në bregun verior të liqenit të Thanës.

Siç deklaroi për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ky park do të ofrojë energji elektrike për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë.

“Kapacitetet vjetore të tij do të jenë 79 GWh dhe do të reduktojë 50 mijë ton CO2 (dioksid karboni). Shënon një hap të rëndësishme të integrimit të zonave të reja në rrjetin energjitik”, tha Balluku.

Këtë projekt e cilësoi shumë të dashur për qeverinë e sidomos për KESH.

“Është ngjizur në periudhën e krizës energjitike, kur përfaqësuesit e BE-së hapën një thirrje të dedikuar për projekte të tillla energjitike”, tha ministrja.

Kjo mbështetje financiare për projektin vjen me 9.58 milion euro (23% e vlerës së investimit) në formë granti  e shoqëruar me një hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 30 mln euro.

“Për 6 muaj, kompania fituese e këtij tenderi duhet të dorëzojë projektin e detajuar dhe më pas 12 muaj janë të mjaftueshëm për ndërtimin e kësaj vepre”, nënvizoi ministrja.

Tha po ashtu se të gjitha tokat e pafrytshme në vend duhen vënë në dispozicion të ankandeve publike, por me bashkitë partner.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights