📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IMG

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dje në fshatin Ndërfushas, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi.

Burimet bëjnë me dije se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet të kenë përdorur nënkalimin e ‘Rrugës së Kombit’ për tu arratisur, fare pranë vendit ku u krye dhe ekzekutimi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit, nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Monaz.

Më pas, ekzekutorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të humbur gjurmët nga policia.

Dyshimet janë se Viktor Bardhi është viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një tjetër fisi në zonë. Zanafilla nis që prej vitit 2016 me vrasjen e Saimir Jakut.

Pas tij janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dy palët. Viktor Bardhi iu ekzekutua vëllai Martin Bardhi në vitin 2023 në lokalin e tij në Mirditë, një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj S. R.

Ndërkohë në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan dhe nipin, Kristian Bardhi alias Marku në aktin Fier – Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të jenë ende të pazbardhura.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje shoqërimin e një personi në komisariat. Ende nuk ka të dhëna për lidhjen e këtij personi me ngjarjen apo mbi dijeninë që ka mbi rastin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights