Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Viktimë ka mbetur Viktor Bardhi dhe dyshohet se vrasja të ketë ndodhur për motive hakmarrje.
Viktor Bardhi është gjetur i vdekur brenda në automjet. Dyshimet janë se vrasja e tij vjen me gjithë kalvarin e përplasjeve të forta mes fisit Bardhi dhe Reçi.
Viktima e atentatit të sotëm është vëllai i Martin Bardhit, i cili është ekzekutuar në vitin 2023 në qendër të Rrëshenit në lokalin e tij përpara komisariatit të Mirditës teksa po pinte kafe. Përpara se të vritej nga breshëria e plumbave, Martin Marku sapo kishte dalë nga burgu i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Saimir Reçit.
Ndërkohë në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan dhe nipin, Kristian Bardhi alias Marku në aktin Fier – Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të jenë ende të pazbardhura.
Ndërkohë në fshatin Monaz është gjetur i djegur një automjet i dyshuar se i përket autorëve të kësaj ngjarje. Policia është në vendngjarje dhe të dhënat e deritanishme mbeten për tu hetuar dhe verifikuar. Ndërkohë janë ngritur postblloqe në Rrugën e Kombit pranë Milotit me qëllim identifikimin apo kapjen e personave të përfshirë.