📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 11 21 at 10.12.38 AM 1920x1080

 

Ka nisur mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës në Akademinë e Arteve, ku sot në orën 11:00 është parashikuar të zhvillohet mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Në hyrje të godinës, anëtarët verifikohen përmes një liste emërore nga punonjësit e Gardës, përpara se të lejohen të vijojnë drejt sallës qendrore të Akademisë së Arteve.

Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” vihet re një prezencë e shtuar e forcave të Policisë, të cilat janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e zhvillimit të Asamblesë.

Nga deputetët e Tiranës, deri në këto momente është shënuar mbërritja e Ervin Hoxhës.

Mbledhja zhvillohet në kuadër të organizimit të strukturave socialiste dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga përballjet kryesore politike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights