Përmes një njoftimi, policia bën me dije se Gjini ishte pjesë e Gardës së Republikës, ndërsa pas ndalimit u firmos edhe përjashtimin e tij nga detyra.
Në makinën me të cilën lëvizte, 32-vjeçarit, së bashku me pistoletën, iu sekuestruan edhe 2 telefona.
Ai u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, 8 gusht 2023, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Hetimet po vijojnë dhe materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.