📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Auto Elbasan policia1505993115

Dy efektivë të policisë së Elbasanit janë lënë në arrest shtëpie. Siç njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, dy inspektorët, njëri prej të cilëve në Policinë Rrugore të Elbasanit akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan. Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan”, njoftoi AMP.

Vendimi i gjykatës së Elbasanit erdhi pas hetimeve që kanë nisur në vitin 2024.

“U bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës”, njoftoi AMP-ja.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights