Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Armand duka1

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është përzgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një periudhë katërvjeçare.

Ky komitet luan një rol kyç në mbështetjen e federatave anëtare për zhvillimin institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë në futbollin ndërkombëtar.

Duka, i cili mban gjithashtu postin e Zëvendëspresidentit të UEFA-s, është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të institucionit dhe kryeson Komitetin e Medias pranë UEFA-s.

“Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin që më është dhënë, duke u zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për rrugëtimin tonë të përbashkët”, tha Duka pas zgjedhjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights