Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi datën 8 shtator, ora 10:00, për të marrë në shqyrtim ankimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon lirinë.
Kërkesa e ish-presidentit u rrëzua në fillim të gushtit nga Shkalla e Parë.
Ndërkohë, SPAK ka dërguar në gjyq dosjen ndaj Metës dhe Kryemadhit, duke i akuzuar ata për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Të pandehur në këtë dosje janë marrë gjithashtu edhe 3 persona të tjerë, përfshirë nënën e Kryemadhit.
