if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Erion veliaj2

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e ushtruara nga SPAK në dhjetor të vitit 2024 në banesat dhe ambientet e bizneseve të tij.

Sipas Apelit, vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa palët kanë të drejtën të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 31.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 183, datë 25.07.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim tek i njëjti trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 51, datë 28.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., ndaj vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të ankuesve A.V. dhe shoqëria “G.” sh.p.k., kundër vendimit nr. 730, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Ky vendim t’u njoftohet ankuesve dhe kundër tij lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit;

3. Tiranë, më 31.07.2025.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights