if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Ilir meta me inteligjence artificiale per opinion 1024x594

Avokati mbrojtës i kryetarit të partisë së Lirisë Ilir Meta, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike kanë dalë këtë të martë më 22 korrik në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi tha se ish-presidentit Meta, po i mohohen të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese. Madje Blushi shton se po e pengojnë edhe atë të komunikojë me të.

“Metës po i pengojnë të drejtën për t’u takuar me drejtuesit e PL-së, edhe me mua si Sekretar i Përgjithshëm, edhe pse kam një leje të posaçme nga SPAK për t’u takuar.

Prej më shumë se një muaji e kam të pamundur edhe të komunikoj me Metën edhe nga kabina telefonike e IEPV Jodan Misja, edhe pse numri im është i regjistruar ligjërisht atje. Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetët e PL-së, më eurodeputetë, me familjarë si motra dhe fëmijët, si dhe me avokatët.

Rrëmbimi dhe izolimi politik ekstrem i Metës ka ndodhur fund e krye për arsye politike se regjimi i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës edhe kur thuhen nga kabinat telefonike të burgut 313, po vijon me masat repressive duke cënuar rëndë dhe liritë dhe të drejtat e tij, në veçanti lirinë e fjalës si masë represive që ndodhi veçanërisht pas dy lidhjeve telefonike me gazetarë.”– tha Blushi gjatë Konferencës së sotme për mediat.

Ndërkohë avokati mbrojtës Kujtim Cakrani, tha se mënyra se si Meta po trajtohet në burgun 313, përbën një rrezik shumë të madh për demokracinë.

“E kanë harruar Presidentin në qeli, edhe Enver Hoxha ore me ligj i dënonte. Ndaj zotit Meta ka zero prova. Nuk ka shkelje.”- tha Cakrani duke shtuar se nuk do ta ndalojnë betejën ligjore deri në lirimin e ish-presidentit.

Kujtojmë se ish-presidenti Meta, ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights