Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e historisë, lirisë dhe vlerave demokratike që kanë formësuar vendin gjatë dy shekujve e gjysmë.
Në mesazhin e saj, Ambasada vlerëson rrugëtimin historik të Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të ndërtuar mbi parimet e lirisë, barazisë dhe demokracisë.
“Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Po festojmë 250 vjet histori, liri dhe një të ardhme të ndritur përpara”, thuhet në mesazhin urues të ambasadës.
Mesazhi është pjesë e festimeve globale për përvjetorin historik të Shteteve të Bashkuara, që shënon një moment të rëndësishëm reflektimi dhe feste për qytetarët amerikanë dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë.
