📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 33 inspektime dhe monitorime në Tiranë, në subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit me pakicë të vezëve, të mishit të pulës, të mishit, në supermarkete dhe pastiçeri.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 20 subjekte janë konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurtë, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi, kontraetiketës në gjuhën shqipe të produkteve ushqimore të importit, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, si dhe vezë të vendosura nëpër kuti pa logon dhe vulat përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së vendosën 27 masa administrative me gjobë në vlerën e 2’450’000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti, si dhe u krye bllokimi i sasisë prej 60.772 kokrra vezë, 30 kg mish në mungesë të vulave dhe certifikatave veterinare dhe 149 kg produkte të ndryshme ushqimore për mungesë etiketimi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të qëndrojë pandërprerë në terren, edhe përgjatë festave të fundvitit, në garantim të sigurisë ushqimore për konsumatorët.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights