📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shperthimi ne zubin potok1

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten mbrëma në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Ky kanal është esencial për furnizimin me ujë të pijshëm të rreth 700 mijë banorëve të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të KEK-ut. Faruk Mujka, kryeshef i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, e cilësoi incidentin si akt terrorist dhe theksoi rëndësinë jetike të këtij sistemi. Ekipet emergjente janë duke punuar për sanimin e dëmit dhe pritet që funksionimi të rikthehet brenda disa orësh.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se po monitoron situatën dhe është në kontakt me institucionet përkatëse, por ende nuk ka informacion të detajuar mbi kohën e rikuperimit të plotë. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen e një shtëpie, por theksoi se nuk ka pasur viktima.

Lista Serbe e ka dënuar shpërthimin, duke kërkuar një hetim të menjëhershëm nga KFOR dhe EULEX, pasi incidenti është kundër interesave të popullit serb. Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës ka forcuar masat e sigurisë, ndërkohë që prokuroria dhe Njësia antiterror kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights