Policia e Shtetit zbarkoi sot në orën 4 e 30 të mëngjesit në ambientet e kampit Ashraf në Manzë, atje ku strehohen muxhahedinët. Aksioni në fjalë është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të një aksioni si përgjigje kundër sulmeve kibernetike.
Situata në
kampin e muxhahedinëve në Manzë ende mbetet e tensionuar.
Kontrollet e policisë së Shtetit në këtë kamp kanë sjellë kundërshtimin e
anëtarëve të MEK, të cilët kanë protestuar dhe akuzuar policinë se i kanë
sulmuar.
Si pasojë e përplasjeve një person ka humbur jetën brenda kampit të Ashraf.Bëhet fjalë për shtetasin Ali Mostashari, 65 vjeç.
Kjo gjë u konfirmua edhe nga avokati i këtij kampi, Genc Gjokutaj. Në pretendimet e tyre, banorët e kampit thonë se viktima humbi jetën pasi u godit nga policia në kokë, si dhe nga përdorimi i gazit lotsjellë
Rreth 15 muxhahedinë po marrin mjekim aktualisht në spitalin e Traumës, pas përplasjes së tyre me policinë teksa kanë kundërshtuar që këta të fundit të ushtronin kontrollin që ishte urdhëruar nga SPAK.
Brenda kampit të MEK në Manzë të Durrësit, policia ka gjetur disa servera kompjuterash që janë përdorur për sulme kibernetike.
Nëpërmjet këtyre serverave janë kryer sulme kibernetike ndaj disa institucioneve të huaja.
Në total, policia ka lëshuar 70 urdhërarreste ndaj anëtarëve të MEK. Policia sqaron gjithashtu se ajo ka zbatuar plotësisht legjislacionin në fuqi, respektimin e të drejtave të njeriut dhe marrëveshjen e strehimit të iranianëve në Shqipëri.
Ndërsa Ministria e Brendshme tha se muxhahedinët kanë shkelur marrëveshjen në bazë të së cilës janë strehuar në vendin tonë