Aksident masiv ne fier vlore

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, ku u përfshinë shtatë automjete që udhëtonin në drejtim të Vlorës.

Uniformat blu bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka rënë në pranga 54-vjeçari Sh.K banues në Vlorë si dhe është proceduar penalisht 20-vjeçari A.B.

Policia në njoftimin e saj thotë se ishin automjetet e drejtuara prej tyre, që u përplasën me 5 automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit shkuan në spital gjashtë persona, dy prej të cilëve vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa”, njofton Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights