Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vasije, në Njësinë Administrative Kala e Dodës, ku punonjësi dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Burime nga policia bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
