Një aksident I rende me 1 të vdekur dhe 7 të
plagosur r është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së hene në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të
fshatit Cangonj.
2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për
pasojë janë dëmtuar 8 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e
Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.
Ne baze te info paraprak behet me dije se: Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në
aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2
automjete.
“Është përplasur automjeti tip “Ford”
me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip “Benz” me drejtues
shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me
automjetin tip “Ford”, shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në
fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit
e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip
“Ford”, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Të plagosurit me pas jane transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranës. Grupi
hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve
të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se shpejtësia dhe lagështia në
rrugë mund të ketë qenë arsyeja kryesore.