Papa Françesku ka bërë thirrje për një negocim për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në një mesazh për Ditën e Krishtlindjes.
Deklaratat e Françeskut erdhën disa orë pas një sulmi ajror masiv nga Rusia dhe pasuan shtytjen e tij të vazhdueshme për një zgjidhje paqeje të negociuar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Bombardimet e shtuara nga Rusia e kanë lënë Ukrainën në një pozitë të pasigurt ndërsa lufta do të vazhdojë në dimrin e tretë.
“Të heshtin tingujt e armëve në Ukrainë!”, tha Françesku, teksa jepte mesazhin dhe bekimin e tij të 25 dhjetorit urbi et orbi (“qytetit dhe botës”). “Të arrihet guximi i nevojshëm për të hapur derën e negociatave dhe gjesteve të dialogut dhe takimit, në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme.”
Më herwt, Papa ka sugjeruar madje se Ukraina duhet të ketë “guximin e flamurit të bardhë”, vërejtje që u kritikuan nga Kievi, megjithëse marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Ukrainës janë përmirësuar. Presidenti i Ukrainës Volodmyr Zelensky u takua me Papën për herë të tretë në tetor dhe falënderoi Selinë e Shenjtë më herët për ndihmën e saj për të siguruar lirimin e të burgosurve ukrainas.
Një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është bërë një perspektivë më e mundshme pas rizgjedhjes së Presidentit Donald Trump, i cili është zotuar t’i japë fund konfliktit, ndërsa Zelensky kohët e fundit ka sinjalizuar një gatishmëri për të hyrë në negociata për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa Françesku nuk ka paraqitur një qëndrim të detajuar se si do të dukej një marrëveshje paqeje në Ukrainë, ministri i jashtëm i Selisë së Shenjtë ka thënë se qëndrimi është se ata respektojnë “integritetin territorial të Ukrainës”.
